Tahiri në grupin PS për “përgjimet”, Rama nuk flet por poston në Twitter

Kryesore

tahiri ne focus news-3Klementina CENKOLLARI /  Edhe para deputetëve të grupit parlamentar, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar ekzistencën e pajisjes së përgjimit.  Ministri ka deklaruar se  pajisja nuk është për përgjim, por për trajnim. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama dha një koment të shkurtër në rrjetet sociale për çështjen e përgjimeve duke deklaruar se  PD pas hallit që e ka zënë me reformën në drejtësi i duket sikur e përgjojnë.

Para medias, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dhënë sqarime  edhe para deputetëve të grupit parlamentar të PS, për pajisjen e Policisë së Shtetit që sipas opozitës shërben për të përgjuar jo vetëm deputetë demokratë, por edhe trupin diplomatik dhe gazetarët.

Burime nga mbledhja e grupit të PS, i thanë Ora News se ministri Tahiri ka mohuar ekzistencën e pajisjes së përgjimit.  Ministri mësohet të ketë thënë se pajisja nuk është për përgjim, por për trajnim.

Mësohet se i gjithë grupi parlamentar është dakordësuar me kërkesën që ka bërë PD, që institucione si SHISH  të thirren dhe të japin sqarime për këtë çështje, në funksion të transparencës.

Ndërkohë, kryeministri Edi  Rama, as në mbledhjen me dyert të mbulluar as kur u pyet jashtë selisë së PS nga gazetarët,  nuk foli për çështjen e përgjimeve kur u pyet nga gazetarët.

Afro 1 orë me vonë, kryeministri zgjodhi një koment të shkurtër në rrjetet sociale të cilin e kishte orientuar si akuzë ndaj PD për çëshjen e përgjimeve

“Hall i madh Reforma në Drejtësi tani u bëhet edhe sikur i përgjojnë