Kotzias në Tiranë, takim edhe me Janullatos

Kryesore Politika

ministri grek ne focus-2Axhenda e vizitës dy ditorë e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias në Shqipëri, është parashikuar të jetë shumë intensive.

Në datë 6 qershor, Kotzias do të takohet me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ku pas bisedimeve dypalëshe, do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, Kotzias do të udhëtojë drejt Presidencës, ku kreu i shtetit i ka rezervuar një pritje. Jashtë axhendës, siç do zyrtarë i lartë i Greqisë që viziton Shqipërinë, nuk ka mbetur dhe një takim me kryepeshkopin Anastas.

Dita e dytë nis me një aktivitet të zhvilluar nga Universiteti i Tiranës, ku ministri Kotizias së bashku me ministrin Bushati, do të jenë përballë studentëve ku do flasim lidhur me rëndësinë e  marrëdhënieve Shqipëri-Greqi për të ardhmen europiane të rajonit.

Kreu i diplomacisë greke ka planifikuar dhe një takim me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Ndërsa vizita e tij përfundon me një takim me figura të njohura të minoritetit grek në Shqipëri.

/ Top Channel