Tani ‘loja’ bëhet më e bukur, motorët e LSI janë ndezur

850

Deputetja e Lëvizjen Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e sheh ‘lojën’ më të bukur pas marrëveshjes Rama-Basha dhe krijimit të një qeverie teknike.

Ndryshe nga kreu i LSI-së Petrit Vasili që shprehu rezerva për shkak të ndalimit të koalicioneve, duke iu referuar zgjedhjeve dhe fushatës elektorale, Kryemadhi thotë se tani që të gjithë lojtarët janë në fushë, legjitimiteti i zgjedhjeve do të ravijëzojë LSI-në forcë të parë. Ajo thekson se tashmë motorët janë ndezur.

“Mirëmëngjes miq!
Sot Shqipëria është më e qetë!
Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqenie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël”, shkruan Kryemadhi.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: