Turpi i deputetit nuk ka llogjikën më normale të një njeriut të këtij shekulli.
“E vetmja mënyrë efektive është që të përmbysim barkat. Ju nuk mund të hyni në këto ujëra dhe në qoftë se ju bëni këtë, ne do të qëllojmë ndaj jush, ose do ju kthejmë shpinë”, i është drejtuar refugjatëve deputeti Kenneth Bert, nëpërmjet rrjetit televiziv shtetëror DK4. Në të njëjtën kohë përfaqësuesi i Partisë Popullore Daneze z. Soren Sontergkarnt tha për Reuters se, “të qëllosh ndaj refugjatëve nuk është një linjë zyrtare e partisë sonë”. Theksohet se Partia Popullore Daneze ka fituar 21% të votave në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke e bërë atë partia e dytë më e madhe në vend.
Gjithashtu Danimarka ka zbatuar dhe po zbaton një politikë të ashpër emigracioni pas rritje të konsiderueshme të fluksit të refugjatëve në vend. Në mesin e masave të zbatuara nga Kopenhagen janë kontrollet në kufijtë e saj, si dhe miratimi i ligjit në të cilat policia mund të konfiskojë të holla dhe bizhuteri të refugjatëve.