Një tërmet me magnitudë 5 Rihter ka ndodhur mëngjesin e së martës në Turqi, me epiqendër 16 km në jug-lindje të qytetit Kulu.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me qendër në një zonë 16 kilometra në juglindje të qytetit të Kulu dhe 101 kilometra në veriperëndim të qytetit të Aksaray.
Thellësia fokale e tërmetit llogaritet në 10 kilometra.