Vihet re se zona e Malit Athos ka dhënë tërmete të tjera të forta, si në vitin 1982 dhe 1983 me magnitudë përkatësisht 7 dhe 6.8 ballë.
“Hendeku i Egjeut të Veriut” karakterizohet si një nga çarjet më të rëndësishme të Greqisë, prej nga ka ardhur edhe tërmeti i fortë prej 5.4 ballë të shkallës Rihter, pranë Halkidikit. Kjo çarje është vazhdimësi e thyerjes shumë sizmike të Anadollit Verior, raportojnë mediat vendase.
Ai ka potencial për tërmete të forta me magnitudë deri në 6.5 – 7,0 ballë të shkallës Rihter, por për shkak se është edhe larg zonave të banuara, tërmetet e tij të forta nuk shkaktojnë dëme të mëdha. Përjashtim bën tërmeti i vitit 1905, i cili ndodhi në majë të gadishullit të malit Athos.
Tërmeti katastrofik
Ishte data 8 nëntor 1905, kur një tërmet me magnitudë 7.5 ballë goditi Malin Athos dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Më së shumti u prek Manastiri i Iveronit, ku u shkatërruan tre kisha dhe shumë zona të manastirit u bënë të pabanuara. Shkëmbinjtë u shembën nga majat e maleve dhe shkatërruan tetë banesa, duke shkaktuar dëme serioze në njëmbëdhjetë të tjera.
Dëme janë vërejtur edhe jashtë komunitetit të Malit Athos në qytetin e Ierissos dhe Kassandra. Dridhja e fortë u ndje në jug në Athinë në perëndim në brigjet e Italisë në lindje në Azinë e Vogël dhe Detin e Zi dhe në veri deri në Sofje dhe Bukuresht.
Vihet re se zona e Malit Athos ka dhënë tërmete të tjera të forta, si në vitin 1982 dhe 1983 me magnitudë përkatësisht 7 dhe 6.8 ballë.