Thirrje në përvjetorin e Kacifas në Vularat, 16 shoqata të minoritarëve në prezencë

Foto e Ditës Greqi Kryesore

Thirrje në rrjetet sociale ka bërë Babis Karathanos një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia!, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikpamjet e tija nacionaliste. Ai ka bërë thierrje që në Vularatë të jetë prezentë çdo grekë dhe greke si dhe 16 shoqatat në përvjetorin e parë të Kostandinos Kacifas.

Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!

NJOFTIM

Ftesë  shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Katsifas për në Vouliarats.

Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita që vorioepirioti Konstantinos Katsifas u vra gjakftohtë nga forcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Vouliarat, në ditën e 28-të Tetorit.

Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!”

Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo Grekë dhe Greke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor të Konstantinos Katsifas, i cili do të mbahet në 26 Tetor 2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasius në orën 09:00 të mëngjesit. (lokale), në Vouliarats ku prehet dhe ruan Thermopilet , në bashku me Heronjtë e vitit 1940.

Deklarojmë prezentë.

Konstantinos Katsifas i pavdekshëm

  1. Shoqata Vorioepiriotëve
  2. Shoqata “Agios Athanasios”
  3. Rinia e Vorioepiriotëve
  4. Bashkimi i Himariotëve
  5. Lëvizja për Rilindjen e Vorio-Epirit
  6. Rinia e Komunës së Finikion
  7. Federata e Vëllazërisë së Provincës Livadia, Epiri i Veriut
  8. Shoqata Rinore e Epirit të Veriut Lefkadhas
  9. Shoqata Vorio-Epirike e Thesalisë “O PYROS”
  10. Shoqata e Vorioepirit të Zakynthos
  11. Shoqata e Vorioepirit Bolos
  12. Shoqata Dibrioton e Vorio-Epirit
  13. Shoqata e Kostaristëve të Vorio-Epirit
  14. Shoqata e Artistëve Vorio-Epir “EKAVI”
  15. Vëllazëria Alikioton
  16. Shoqata Mbarëkombëtare e Epirit Verior