Tirana shkarkon Egbonë pas eliminimit në Kupë.

59

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana shkarkon Emanuel Egbo. Pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit, sidomos ditën e sotme pas eliminimit nga Kupa nga skuadra e Korabit, drejtuesit kanë vendosur t’i japin dorën teknikut nigerian.

Egbo ishte trajneri i cili i riktheu titullin kampion klubit bardheblu sezonin e kaluar, duke arritur rezultate të shkëlqyera, por duke parë rezultatet e fundit të skuadrës, drejtuesit kanë vendosur që të shkarkojnë nga posti i trajnerit nigerianin.

Vendin e Egbosë te Tirana pritet ta marrë ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede. Te Tirana mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri që e njeh ambientin bardheblu dhe për këtë arsye rriten kuotat që në stol të emërohet trajneri aktual i Kombëtares së 19-vjeçarëve.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

Panorama Sport