Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se ka zhvilluar një takim me Joachim Pfieffer, zëdhënës i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman.
Topalli shkruan se e ka njohur zyrtarin gjerman me rezultatin rrënues të opozitës me 25 qershor.
Topalli:
Vendi pa opozitë!
Me Dr. Joachim Pfieffer (zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për ekonominë dhe energjie, dhe Elke Kreiser.
Ata ishin njohur me rezultatin rrënues të opozitës me 25 qershor .
Bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit politike.
I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie (i vetë shpallur i vetë ngrirë), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partinë që drejtoi, me 230 mije vota me pak, ose me një rënie rreth 35% me të thellë nga humbja e fundit, në kushtet e qeverisë më të keqe të Edi Ramës.
Unë shpreha shqetësimin e thellë për rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozitë të vërtetë, si gjeja me kërcënuese për një vend që ka jetuar 50 vite në diktaturë.