Rama reagon për republikën e re që shpalli Basha, ja çfarë thotë për të

913

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar në rrjetet sociale protestën e opozitës me anë të një foto montazh, duke mos kursyer edhe ironinë e tij për Republikën e re që shpalli lideri demokrat Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme në protestën e PD-së. “Mbahuni burra, po vjen republika e re”, shkruan ai në një foto ku ndodhen Basha, Paloka, Spahiu, Ndocaj, Berisha, Ndoka dhe Fazllic.

Por ky postim ka marrë edhe komentet të ndryshme nga ndjekësit e tij në “Facebook”.

Qytetari: Z Kryeministër jam dakort që tëbëjmë shtet dhe në shumë pika me ty por në vënt që të merreni me këto budalliqe duhet të merreni me punësimin me uljen e varfërisë me korrupskoni.Janë mbkellë gjithë kodrinat e PogrDeciit me drogë e ruhen nga policia ndërkohë arrestohet një fshatar i varfër pse kishte 2 rrënjë kanabis .Është e drejtë kjo sigurisht që jo .Kjo është policia dhe shteti që krijove ti prandaj thirri mendjes se sot je në pushtet dhe nesër e humb se asnjë nuk është i pavdekshëm.

Rama: Petrit, une jam ne pune Petrit, sapo inspektova nje kantier ne Shushice te Vlores dhe po te shkruaj nga makina, po ti ku je? Sa per kodrat e Pogradecit do i kesh pare ne enderr vella, ndersa nese ty te duken budallalleqe postimet si ky, ne fakt budallalleku i vertete eshte “Republika e Re” e ketyre qe sheh ne foto, ndersa humori me ta eshte thjesht nje menyre qe edhe ti ta kuptosh budallallekun😊 Mire Petrit, kalo mire dhe shkruaje me kujdes shqipen se je bashkeqytetar i Lasgushit te madh

Qytetari: Mbahu Ti nga vlora eshte rehat te shkruash por rri ne zyre po te jesh burre Ti

Rama: Bled, i shkreti ti cfare koncepti paske per burrnine, po s’jemi me ne epoken e kullave mor cun dhe mbi te gjitha, une kam punen time s’kam ngene e “Republikes se Re” te rraqeve te vjetra

Qytetari: Zotëri kryeministër keni sens për humorë, mirpo në momentin e gabuar.

Rama: Ou! Po pse keshtu Fisnik, kush e percakton momentin per humor?!

Qytetari: Seshte koha per humor shiko ministrat e rilindjes hashash ne shendesi apo legalizimet falas apo harrove premtimet e djeshme .
Populli eshte ne gjende ekstreme ju qeshni
E dime qe PD sberi shume por ju cfare bete keto 4vite

Rama: Williams Shijak Tony, hajde emer hajde, po per keto te tjerat qe shkruan pastaj zor me te madh seriozisht, por sidoqofte nje gje po ta mesoj: 138 mije legalizime FALAS deri tani (21 mije PD-ja jote ne 8 vjet ✌️)  Shendet Williams




Këtë e pëlqejnë %d blogues: