Totozani: Vajzat pasi dalin nga jetimoret i dërgojnë për prostitucion

1463

prostitucioni ne focus news-3Në  Top Channel i ftuar në edicionin e lajmeve, Igli Totozani, Avokati i Popullit denoncoi një tjetër rast të rëndë në jetimoret shqiptare. Vajza që i dërgojnë në prostitucion pas përfundimit të kohës në jetimore.

“Ka një dyshim të arsyeshëm për të cilin do të fillojmë të monitorojmë dhe të verifikojmë që shumë nga vajzat kanë përfunduar në rrugët e prostitucionit, ose në bazë të disa informacioneve që kemi, kanë përfunduar në rrugët e drogës. Këto janë për t’u verifikuar, pra nuk ka asgjë përfundimtare. Qëndrimi përfundimtar i Avokatit të Popullit është që qendra të tilla nuk duhet të ekzistojnë më në Shqipëri dhe duhet të ndodhë deinstitucionalizimi i të miturve, pra rruga më e mirë për edukimin dhe mirërritjen e këtyre fëmijëve është pranë komunitetit, pranë familjarëve ku ata gjejnë ngrohtësinë e duhur, mundësi më të mira për t’u përshtatur socialisht me të tjerët, kështu që kjo do të ishte zgjidhja më perfekte dhe që duhet patjetër të arrijë Shqipëria”,u shpreh Avokati i Popullit.

Për Totozanin ka vetëm një zgjidhje, mbyllja e jetimoreve dhe shpërndarja e fëmijëve në komunitet.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: