Trafikonin klandestinë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Aktualitet

Dy shtetas shqiptarë, 23 dhe 21 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet greke pasi akuzohen për trafik klandestinësh. Ende nuk bëhet i ditur identitetit i të arrestuarve.

Policia ka njoftuar se një prej shtetasve shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Komboti, 15 kilometra nga qyteti i Artës në Greqi.

Një prej shqiptarëve u arrestua këtë të hënë në vendin e quajtur Komboti, 18 nga qyteti i Artës në Greqi, ku po shoqëronte 5 persona të pa pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Greqi.

Sipas mediave greke, nga kontrollet e kryera nga autoritetet vendase emrat e dy prej të ndaluarve ishin në listën e personave që iu është ndaluar hyrja në zonën Shengen.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ata do t’i paguanin 23-vjeçarit shuma të ndryshme, nga 500 në 1000 euro, në varësi të vendit ku shkonin.

Ndërkohë një tjetër shtetas shqiptar 21 vjeçar është arrestuar në kufirin greko-turk pasi në makinën e tij ndodheshin 12 emigrantë klandestinë.

21-vjeçari tentoi të arratisej duke u larguar me vrap, por është arritur të arrestohet pak më vonë.