Ambasador Dervishi: Personalisht jam duke e ndjekur ! Zbarkojnë në Athinë Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë

1018

ambasadori dervishi per focusnewsAmbasadori shqiptar në Athinë ka lënë pushimet në mes dhe i është kthyer punës për të ndjekur nga afër hetimet mbi vdekjen e shqiptarit, ndërsa përfaqësuesi i policisë shqiptare në Greqi, që nga zbulimi i kësaj vdekje ka filluar pushimet, duke mës lënë asnjë mundesi për komunikim. Nga ana tjetër dy dikastere shqiptare zbarkojnë në Athinën e nxehtë…

Ambasadori Dashnor Dervishi në një bisedë për gazetën Telegraf u shpreh se personalisht po ndjek nga afër këtë çështje, dhe se shteti shqiptar e ka marrë seriozisht këtë radhë.

“Kjo çështje po ndiqet me prioritet nga ana jonë, për këtë lash pushimet dhe personalisht po e ndjek nga afër këtë tragjedi.Në këto moment duhet të presim që të mbarojnë hetimet nga drejtësia greke. Është një ngjarrje e rëndë që askush nuk do ta dëshironte. Përgjegjësia më e madhe bie mbi organet e policisë që nuk ishin në gjëndje që të parandalonin këtë vdekje” përfundon Dervishi

Pushime të mbara përfaqësuesit të policisë shqiptare në Greqi

Një tabllo të kundërt na shfaqet kur vjen fjala për përfaqësuesin e policisë shqiptare, i cili edhe ky paguhet nga shteti shqiptar. Jemi të sigurtë se ai e ka të ndaluar nga ministri i Rendit z.Tahiri, që të komunikojë me gazetarët, po pak punë na prish, por kur kemi të bëjmë me raste të tilla të jashtëzakonshme, nga ana morale ka punonjës e ka për detyrë të informojë e të ndihmojë.

Po megjithatë atë detyra jonë nuk është të bëjmë moral se duhet apo jo që ky punonjës policie të lërë në mes pushimet, të të na informojë apo të na ndihmojë, në një kohë kur ambasadori është rikthyer punës vetëm për këtë ngjarrje, kemi të drejtë të themi se edhe ai duhet të ishte në krye të detyrës. Ka mbi 10 ditë që po e kërkojmë për tu informuar se deri ku kane vajtur hetimet, por më kot. Nëse ky përfaqësues nuk gjendet sot në krye të detyrës, atëhere kur do të na duhet? Më në fund nga një punonjës të ambasadës mësuam se po shijon pushimet e verës dhe se nuk gjendet në punë.

Kjo ngjarrje mesa duket ka vene në lëvizje shtetin shqiptar si asnjëherë tjetër. E themi këtë se drejtues të ministrisë së Jashtme kanë zbarkuar në Athinë. Arsyeja tashmë dihet, ka të bëjë me ngjarrjen e shëmtuar të 3 Gushtit 2016

Po mbrapa nuk mbetet ministria e Drejtësisë, që këto ditë pritet që të zbarkojë në Athinë vetë Ministri i Drejtësisë për t’u takuar me homologun e tij z. Nikos Paraskevopoulos, ky i fundit ende nuk është prononcuar mbi ngjarrjen e fundit. Mësohet se vizita e Manjanit lidhet pikërisht me ngjarrjen e fundit.

Vazhdojnë hetimet, java e katert

rajoni POLICISE NE PATISION

Hetimet janë futur në javën e katërt, ku familja dhe shteti shqiptar pret me padurim përfundimin e hetimeve. Por, duhet patur parasysh se rrjedhja e ngjarrjes që nga monenti i paraqitjes të viktimës në ambientet e policisë, e deri në momentin që ndaj tij do të merreshin masa parandaluese, ose lirimin e tij me kusht, vë para përgjegjësisë vetë policinë. Rajoni policisë në Patisja mban përgjegjësi të plotë për sigurimin e jetës së personit brenda ambienteve të saj.

Që nga momenti që viktima u paraqit vullnetarisht brenda ambienteve të këtij rajoni, është dhe mbetet prioritet nga të gjithë policitë e BE, që të krijohen kushte të përshtatshme për çdo rast emergjence, të sigurimit të jetës së personit që paraqitet pranë ketyre ambienteve të policisë. Kjo është e ligjëruar edhe në Kushtetutën e Greqisë. Mesazhi është i qartë nuk ka asnjë dyshim që policia greke ka të gjithë përgjegjësinë duke lënë mënjanë gjerat e tjera të shëmtuara…

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: