Tjetër thonë tjetër bëjnë, kur kanë të bëjnë lidhje familjare.
Asgjë nuk e ndal këtë zonjë të kthejë Asamblenë Kombëtare të PS, si dhe këtë strukturë në një çerdhe të ish të dënuarve të mpleksur me krimin. Ish deputete e Partisë Socialiste e zgjedhur në qarkun e Beratit, sot është ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit. Ermonela Felaj kur mori këtë detyrë deklaroi se, “do të shpreh gjithë angazhimin profesional, moral, por edhe politik për të qenë në lartësinë e detyrës”.
Por, në fakt kjo zonjë po bën të kundërtën duke luajtur një rol të rëndësishëm në PS, ajo ka kontributin e saj në futjen e elementeve të cilët janë dënuar penalisht nga drejtësia shqiptare. Jo vetëm kaq, por ka kontributin në njerëz që për të mshehur të vërtetën kanë ndrruat identitetin e tyre, duke na dalë sot me një fytyrë tjetër.
Konkretisht fjala bëhet për ish të dënuarin Roland Qirici për prostitucion, ku në vitin 2010 ndrron identitetin e tij dhe që nga ajo kohë e deri më sot na figuron si një shtetas i ndershëm me emrin Rudolf Xhillari.
Ish i dënuari Roland Qirici, sot Rudolf Xhillari pronar i një firme transporti, e ka vajzë daje ministren e shtetit Felaj, e cila nga ana e saj e ka ndihmuar këtë njeri të kandidojë për zgjedhjet e 2013. Por nuk mjaftoi me kaq ajo bëri të pamundurën që këtë njeri ta fusë në Asamblenë e Përgjithshme të PS, duke eliminuar edhe të vetmin emigrant që bënte pjesë në këtë Asamble.
Në se kjo ministre do të kishte dinjitet duhet të ishte larguar vetë me kohë, ashtui siç larguan nga struktura e PS ne Greqi njerëz të ndershëm, intelektual dhe profesore e docentë, duke i zëvëndësuar me vëllain e Rudolfit, ku edhe ai nga ana e tij qarkullon në këtë shoqeri me tre emra dhe i punësuar si n/drejtor i Portit në Durrës.
Nëse këto nuk përbëjnë një turp ateherë çfarë mund t’i themi…
Ja kush është zonja!
Ermonela Felaj , e lindur në Berat më 9 nëntor 1976, është zgjedhur deputete për Qarkun e Beratit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ajo është diplomuar si juriste në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe si magjistrate prokurore në Shkollën e Lartë të Magjistraturës. Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat. Ermonela Felaj ishte njekohesisht edhe anëtare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë.