Blushi: Si vidhet nafta e Shqipërisë ?!

Aktualitet Kryesore

Jemi vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fushat tona naftëmbajtëse shkojnë deri në 20 mijë hektarë. Depozitat tona mund të arrijnë 400 milion ton nga të cilat janë shfrytëzuar afro 10 për qind. Po çfarë fitojmë nga gjithë kjo pasuri?

Ndoshta më pak se ç’fiton Mali i Zi vetëm nga investimi në një resort turistik.Shumë më pak se ç’fiton Kroacia nga shitja e 100 futbollistëve dhe shumë më pak se ç’fiton Greqia nga prodhimi i shisheveplastike.

Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit, punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor, prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′  kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër.

A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim?

A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi?

-Nuk besoj!  Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjecare dhe blejnë kontrollorët e tyre çdo vit. Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona. Pra na blejnë dy herë.

Çdo shtet serioz do t’i kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit. Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne skemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me cdo kusht!

/Albspirit/

 

 

 

 

.