Politika e Ankaras rikthen përsëri teorinë e “zonave gri” për 28 ishuj, ndërsa Greqia i është përgjigjur se nuk ka zona gri në Egje, duke i bërë të qartë Turqisë edhe njëherë se gjithë ishujt janë sanksionuar në konventat ndërkombëtare.
Lidhur me këtë mosmarrëveshje ndërmjet dy vendeve fqinjë janë bërë rreth 70 takime, po deri më sot është Turqia ajo që herë pas herë kërcënon për këto ishuj që ndajnë dy vendet.
Greqia jo pak herë ka ka njoftuar vendin fqinjë se nuk do të pranojë në marrëveshjet diskutueshme formacionet gjeografike, në një kohë që avionat turq shkelin hapsirën greke çdo ditë në këto ishuj. Ministri i Mbrojtjes Dimitris Vitsa ka deklaruar për agjensinë 104.9 se “Në Greqi nuk ka zona gri në Egje. Të gjithë janë të regjistruar me traktatet ndërkombëtarë dhe mbi këtë bazë të vendosë strategjinë…