U kap me drogë në Kakavijë, në pranga 29-vjeçari

Aktualitet
Një person është arrestuar në doganën e Kakavijës pasi në makinën e tij u gjet një sasi droge. Në pranga ka përfunduar shtetasi i identifikuar si Klajdi Këllçiu nga Fieri.Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 6 kilogramë.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit: Klajdi Këllçiu, 29 vjeç, banues në Fier.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për akuzën e “Trafikimi i narkotikëve”.