VANGJEL TAVO: “ PSE PRANOVA TE KANDIDOJ PËR BASHKINË E HIMARËS ”

Kryesore

Kandidati i PS për kryetar bashkie në Himarë, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 4 gusht, Vangjel Tavo, shpjegon në një intervistë për gazetën greke “Apogevmatini” se përse pranoi propozimin e kryeministrit Rama.

 

Apogevmatini: Ju jeni prefekt i Vlorës dhe e keni origjinën nga Dropulli. Si e morët vendimin që të kandidoni për postin e kryebashkiakut të Himarës?

Vangjel Tavo: Ju falënderoj për mundësinë që më jepni të flas për publikun grek. Nuanca lokale nuk vlen në rastin e grekëve të Shqipërisë, sepse që nga krijimi i shtetit shqiptar, kontribuam – përfshirë edhe himariotët- në mënyrë të rëndësishme në konsolidimin e tij. Mundet që kjo të ishte e detyrueshme, por brenda identitetit të grekut dhe mjaft i vlefshëm për marrëdhëniet me elementin shqiptar dhe marrëdhëniet greko-shqiptare. Për fat të keq, ky realitet injorohet në Greqi; për fat të keq trajtimi i helenizmit në Shqipëri bëhet me klishe greke, të identifikuara shpesh me interesa qarqesh dhe në bazë të raporteve me persona dhe grupe të caktuara grekësh në Shqipëri, me rezultat përçarjen e thellë ndërmjet nesh. Rrjedhimisht, është pozitive që jam minoritar grek nga Dropulli, prefekt i Vlorës, ku përfshihet pjesa më solide e helenizmit në Shqipëri dhe sigurisht Himara.

Nuk e mora unë vendimin që të kandidoj për postin e kryetarit të bashkisë së Himarës. Ma kërkuan dhe pranova. Sigurisht, nuk ishte një vendim i lehtë. Pranova me vizionin bazik të ndryshoj mentalitetin e drejtimit në bashkinë e Himarës.

Nga shkaktimi i problemeve në emër të të drejtave dhe interesave të himariotëve që të dominojnë disa interesa politikë, më mirë të shkojmë në zgjidhjen e tyre dhe përmbushjen e interesave të qytetarëve të Himarës.

Apogevmatini: Edi Rama, jua bëri propozimin? E patët vështirë të përgjigjeni pozitivisht?

Vangjel Tavo: Po, Edi Rama. Nuk ishte aspak e lehtë përgjigjja pozitive. E mora propozimin si një sfidë personale dhe përgjegjësi kolektive me shumë drejtime dhe nivele. Isha në dilemë: dominimi i gjithë sa u investuan në çështjen Beleri që rezultoi në një krizë të thellë për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe përkeqësimi i situatës për minoritetin grek në Shqipëri, diktonte “Jo”.

Që të kapërcehet kjo klimë që duket e pamundshme, kërkohej sfida dhe përgjegjësia ime dhe prandaj më diktoi “Po”.

Shikoni, karriera ime politike, rreth 30 vjet, u zhvillua në mënyrë konstante mbi bazën e të njëjtit parim, kryesisht në adresë të Greqisë, se nuk janë grekë të mirë të Shqipërisë vetëm ata që i përkasin formacioneve të caktuara, me marrëdhënie të mira, me interesa, madje dhe me parti në Greqi. Dhe e kundërta: nuk mund, p.sh., të jenë të mirë grekët që janë me partinë e Berishës dhe të këqij ata që janë me partinë e Ramës. Aq më keq kur lideri i një partie pushtetare në Shqipëri është i mirë për sa kohë që përputhen me të interesat e vockla të faktorëve të helenizmit në Shqipëri, me mbështetje nga Greqia. Dhe kur interesat nuk përputhen ai trajtohet si armik i helenizmit dhe i Greqisë me pasojat e njohura. Kryesisht përçarjen ndërmjet nesh dhe dobësimin, ashtu siç duket në praktikë.

Gjithashtu nuk konsideroj zgjidhje shfrytëzimin e helenizmit në Shqipëri me një mënyrë që shpie në përplasjen e pabarabartë me qarqet nacionaliste në Shqipëri. Zhvillimet e fundit këtë dëshmuan. E detyroi në masë të madhe opinionin publik në Greqi që të adoptojë klishe nacionaliste kundër Shqipërisë.

Përndryshe, është e rrezikshme dhe nuk i përgjigjet realitetit përpjekja për t’i mbyllur dhe izoluar grekët, kryesisht në Himarë, përmes konfrontimeve nacionaliste me elementin shqiptar. Nuk është kjo historia jonë, e cila na mëson dominimin e helenizmit përmes bashkëpunimit, dialogut, zhvillimit të interesave të përbashkëta, pa ofendimin e identitetit nacional.

Apogevmatini: A është e vërtetë se kishit paditur Ramën në 2021 për blerje votash?

Vangjel tavo: Shikoni, nuk e fsheh që me zotin Rama pati fërkime. Politika në një demokraci nuk përjashton asgjë. Dhe përderisa këtu pajtohemi me Ramën, nuk e përjashtojmë bashkëpunimin. Këtu mbështetet tani edhe kryeministri, i cili gjykon se kandidatura ime për kryetar bashkie mund të ndikojë pozitivisht që të kapërcehet kriza ndërmjet të dy vendeve, dhe unë do të përgjigjem ashtu si dhe herë të tjera. Nuk është e vërtetë se bëra padi kundër zotit Rama, por kundër autoriteteve shëndetësore që me sebepin e Koronavirusit dhanë urdhër që të mbyllen kufijtë me Greqinë pak ditë para zgjedhjeve të 2021-shit. Çështja është ende në procesin gjyqësor.

Apogevmatini: Me Fredi Belerin si janë marrëdhëniet tuaja?

Vangjel Tavo: Nuk ishin dhe më të mirat. Pati probleme me përgjegjësi të tij. Kohët e fundit marrëdhëniet ishin zhvilluar si shumë të mira. Ndërkaq, nuk besoj se do të përcaktojnë të ardhmen e raporteve tona këto që po them këtu. E gjykoj të domosdoshëm bashkëpunimin me të, ashtu si dhe me çdo faktor tjetër në dobi të Himarës, të grekëve në Shqipëri dhe të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Apogevmatini: Cili është vizioni juaj për Himarën?

Vangjel Tavo: Zgjidhja e problemeve dhe jo shkaktimi i tyre, që lejon dominimin politik të dikujt. Zgjidhje për problemin e pronave. Sigurimi i titujve të pronësisë për banesat dhe për trojet, që në kombinim dhe me ofrimin e stimujve të tjerë do t’i lejojë grekët e Himarës të inkuadrohen ligjërisht dhe fuqimisht në procesin e zhvillimit të bashkisë. Për këtë qëllim, si prefekt, rivura në funksionim, me premisa të reja, zyrën e hipotekës të bashkisë.

Marrje masash për shmangien e pasoja për shkak të ofertës së pallogaritshme në para për blerjen e pasurive të patundshme nga palë të treta.

Lehtësim të procedurave për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Vepra që do të ndihmojnë në zhvillimin e bashkisë, kohezionin komunitar, promovimin e vlerave dhe traditës. Garantim të infrastrukturave për funksionimin më të mirë dhe përmirësimin e shkollës në Himarë, lëvizjen kulturore dhe shumë të tjera.