Sot edhe nje grua u vra sot me armë nga burri i saj ne sy te fëmijës, ku më pas autori i jep fund edhe jetës së tij (foto)
Vrasjet e tilla e kanë çuar ne 8-të numrin e viktimave ne vendin fqinje, ku midis tyre dhe një grua shqiptare.
Përqindja më e lartë e vrasjeve nga bashkëshortët gjatë katër viteve të fundit është regjistruar në Atikë – dhe ri
Kjo pasohet nga Selaniku, Kreta dhe rajoni më i gjerë i Greqisë veriore, ndërsa pak raste ndodhin në ishuj. Disa nga këto vrasje që tronditën Greqinë janë këto:
Viti 2020, u regjistruan 81 vrasje mes tyre me19 gra viktimë nga vrasje bashkëshortore.
Vitin 2021, u regjistruan 93 vrasje me 31 vrasje ndaj grave
Viti 2022 ,shifrat janë të reduktuara, por gjithsesi të larta sipas standardeve greke janë regjistruar 80 vrasje dhe 26 gravrasje-bashkëshortë.
Viti 2023, j anë regjistruar 15 vrasje ndaj grave
Deri më sot për 2024, janë regjistruar 8 vrasje ndaj grave, midis viktimave është dhe nje grua shqiptare
Numri i vrasjeve arriti kulmin në vitin 2021 dhe 2022 (përkatësisht me 23 dhe 24), ndërsa viti 2023 u shënua edhe nga 13 vrasje te tjera.
Në vite
2010 – 11 viktima
2011 – 12
2012 – 6
2013 – 13
2014 – 12
2015 – 11
2016 – 13
2017 – 7
2018 – 13
2019 – 8
2020 – 8
2021 – 23
2022 – 24
2023 – 13
2024 – 7
Për të folur me fakte, në rreth 40% të vrasjeve me viktimë femër, autori është partneri mashkull.
Deri tani për 2024 janë regjistruar 8 vrasje mes tyre me viktime dhe nje grua shqiptare.
O2/01/2024. Në Halkidiki/Selanik midis Triglia dhe Galatista, gjendet e hedhur trupi i pajetë i 41-vjeçare ne muajin e tretë të shtatzënisë dhe nëna e një 13-vjeçare . Autori i krimit është partneri i saj.
08/01/2024. Në zonën Zefiri /Athinë një 51-vjeçar i vë flakën gruas se tij 45 vjeç qe pas nje jave ndrron jete ne spital.
16/02/2024. Në Heraklion të Kretës, një 39-vjeçar ka qëlluar me plumb në kokë dhe ka vrarë partneren e tij 29-vjeçare.
22/02/2024. Në Selanik, një grua 87-vjeçare ra e vdekur nga goditjet me thike nga duart e bashkëshortit të saj 80-vjeçar.
01/04/2024. Në një distance 100 metra larg nga Komisariati i policisë në Agio Anargyri, vritet me thike gruaja 28 vjeçare nga i shoqi 39-vjeçar
16-05/2024. Në Mënidhi /Atikës në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, 50-vjeçari Eduart Denaj vret me thikë 40-vjeçaren Enkelejda Denaj.
21/06/2024. Alexandroupolis një burrë 81-vjeçar vrau gruan e tij 73-vjeçare me 12 goditje me thikë.
13/07/2024. Në Amfilokia një 43 vjeçar vret me karabine gruan e tij 36-vjeçare ne sy te fëmijës 13 vjeç dhe më pas veten e tij.
Vrasja ndaj grave është forma më ekstreme e dhunës me bazë gjinore. Këto janë vrasje të motivuara nga urrejtja ndaj grave, të vendosura nga sistemi i patriarkalizmit që nga lashtësia e deri në ditët tona. Për këtë arsye, asnjë njeri nuk vritet vetëm sepse është burrë…