Vdes ne burg nga dhëmbi 37 vjeçari shqiptar

Aktualitet

Për disa nuk ka ringjallje, por vetëm vdekje.

Eshte vdekja e dyte brenda dy javeve në burgjet greke, një vdekje kjo e fundit qe duhet hetuar përse shqiptari u la pas dore dhe vdiq në ditën e pashkeve në burgun e Malandriut.

Viktima, lë pas një grua dhe 5 fëmijë jetimë, nga 2 – 15 vjeç.

Shqiptari 37-vjeçar S. Z, është nga qyteti i vlorës dhe ishte dënuar për vjedhje. Shokët e tij burgut thonë se tani nuk kanë para për ta dërguar në Shqipëri për ta varrosur atë, dhe i bëjnë thirrje shtetit shqiptar për të ndihmuar familjen e viktimës.

Mësohet se Selimi ishte ankuar burgun Malandrino për një javë në lidhje me dhimbjen e dhëmbit, duke i dhënë atij antibiotikë, vetëm një depon, por pa e parë asnjëherë doktori duke i thenë që të kthehej në qelinë e tij. Burgu i Malandrino gjithashtu kontaktoi familjen thjesht për t’i informuar ata se duhet të merrnin trupin e burrit të tyre.

Ështe rasti i dytë që një i dënuar vdes nga dhimbja e dhembit ku më 2/02/2018  po me të njëjtën mënyrë kishte vdekur një 26-vjeçar Maltezo Sozo, ku në atë kohë ministria e Drejtësisë u përpoq qe të hidhte baltë se mund te kishte vdekur nga droga.

Rasti i 37-vjeçarit shqiptar nuk mund te mbulohet dhe te hidhet balte pasi te burgosurit bejne fjalë se ka vdekur nga dhimbja e dhemballës… . Imagjinoni po të ishte një rast të një coronavirusi.