Deri më sot asnjë parti opozitare nuk ka pasur kurajon që të premtoj se do të fusë në burg të gjithë këta sharlatanë, që vodhën dhe ropën së gjalli popullin më të duruar në botë. Asnjë nga këto parti opozitare nuk po i jep shpesë popullit se e ardhmja e këtij vendi do t’u sjellë një ditë të bardhë, ku këta politika,drejtues dhe sharlatanë më në fund do të përballen me drejtësinë. Na bëjnë budallenjë dhe na hiqen se pa këta vendi nuk mund të shkojë përpara, na sevirin cdo ditë se pasuritë e tyre i kanë venë me djersën e grave dhe të nënave të tyre, duke u munduar t’i justifikojnë në sytë e publikut.
Por si një vend i vogël populli i njeh mirë këta dhe se nuk ka asnjë justifikim të ligjshëm për këto pasuri kaq të mëdha, të vëna në mënyrë korruptive. Por ka shumë prej tyre që pa pikë morali i justifikojnë në media si një dhuratë nga gratë apo nënat, kjo tashmë si një strategji e fundit.
Janë justifikime të pabesueshme dhe qesharake, duke u përbetuar se e sigurojnë jetesën nga gratë, mamatë apo vjehrrat e tyre. Pika që s’u bie këtyre sharlatanëve, përfshi këtu edhe piktorin e famshëm…
Kryeminsitri Rama, deklaroi në NEWS 24, se shtëpinë e tij apo udhëtimet luksoze të kohëve i ka bërë me paratë e gruas, gjithashtu pak javë më parë, i kishte quajtur me përçmim median shqiptare si shpifëse dhe se asgjë nga ato që shkruhen dhe thuhen nuk janë të verteta.
Ja disa nga pretendimet e këtyre sharlatanëve që jetojnë nga paratë e grave:
Edi Rama, Kryeministër, 12 janar 2016:
“Isha pa shtëpi, e më thoshin se ka 200 shtëpi. Pastaj u bëra unë me shtëpi, falë gruas dhe e them me mburrje.”
“Në Majami isha për një vizitë private. Shpenzimet i pagoi ajo që bën bilancet në shtëpinë time, gruaja ime.”
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit, 5 janar 2016:
“Pronat dhe pasuritë që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj, me të cilën ne jetojmë prej kaq vitesh, janë 7-8 herë më të mëdha se sa dy shtëpitë që ne banojmë në Tiranë dhe Lalëz.”
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, 15 shtator 2014:
“Dasma ime ishte modeste, nëna ime kishte kursyer për atë ditë. Ceremoninë e dytë e mbuloi familja e nuses.”
Gjin Gjoni, anëtar i Këshilit të Lartë të Drejtësisë, 23 prill 2014:
“Ora që kam në dorë është dhuratë. Vlera e orës është një vlerë normale, që e kam dhuratë nga bashkëshortja ime. Nusja ime ka disa biznese private dhe merr 6 -7 mijë euro në muaj rrogë. Ka deklaruar rreth 50-60 mijë euro rrogë vjetore dhe deklaron një fitim nga vetëm një kompani prej 200 mijë eurosh.”
Aludin Malaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë, 27 tetor 2015:
“Sot kam të ardhurat e pagës dhe bordeve, bashkëshortja ka të biznesit të noterisë, prindërit e mi të bizneseve të tyre. Nuk është disfatë e madhe të jesh fëmijë i dy prindërve shembullorë. Më kanë bërë të mos jem i varur asnjëherë prej njeriu dhe të mos i bie në qafë njeriu.”
Lind pyetja, a do të ngrihet ndonjëherë ky popull për të çuar para drejtësisë këta drejtues, politikanë apo hajdutë?