Zoti ministër hapja dhe mbyllja e kufirit nuk është lojë fëmijësh

Aktualitet

Dita e katërt sot dhe e pesta neser akoma në kufirin shqiptaro-grek po luhet një dramë me protagonistë emigrantët tanë. Përsëri emigrantët do flenë në makina natën dhe të nesermen do torturohen përsëri në të nxehtin e madh.

Gjatë këtyre ditëve po shohim veprime jo njerëzore që më shumë i ngjajnë një lojë fëmijësh, aq sa ju zoti ministër z.Caka nuk jeni parë dhe prononcuar fare për këtë problem, thuaj se po shikoni një lojë fëmijësh.

As jeta e humbur e fëmijës gjatë pritjes për të kaluar matanë kufirit nuk ju ka ndergjegjësuar si ministër i  Jashtëm të vendit tonë.

Ju ministër duhet të kuptoni se është shteti shqiptar ai që mban përgjegjësi për hapjen dhe mbylljen e kufirit, dhe ata që presin me ditë janë njerëz dhe nuk janë kafshë.

Ju zoti ministër që paguheni nga taksat e atyre që i kini lënë në mes të rrugës, betë një pakt-marrëveshje me autoritet greke që të futen në Kakavijë jo më shumë se 750 shqiptarë. Një numër tre-katër herë më pak se ditë e zakonshme.

E mira do të ishte të vinit këtë radhë në Greqi dhe të zgjidhur këtë problem shqetësues që ka të bëjë me jetën e emigrantëve pasi këta janë taksëpagues dhe humbasin punën në këtë vend.

Hapja dhe mbyllja e kufirit nuk është lojë fëmijësh…Të paktën kërkoni një ndjesë se edhe keta emigrantë me gra dhe fëmijë apo pleq kanë pak dinjitet si njerëz që janë.

Po ku i kuptoni ju këto