Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka uruar për fitoren kryeministrin Edi Rama.
Në mesazhin e urimit kreu i qeverisë greke i ka shprehur kyreministrit Rama vendosmërinë për të punuar në të mirë të dy popujve. Ai ka thënë se vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve.
“I vendosur të punoj ngushte me Ju për të mirën e popujve tane. Vleresoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona“, i ka thënë Tsipras Ramës.