Zgjedhjet 2017/18 parti në garë me 2666 kandidatë për deputetë

801

Në gjithë territorin e Republikës do të zhvillohen sot zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 20:00, nga ora 19 që ishte parashikuar.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë. Ndërkohë kanë të drejtën e votës, 3 milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi. Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare. Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të gjithë punën përgatitore për ditën e votimit dhe është duke mbikëqyrur shpërndarjen e materialeve zgjedhore, nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit. E gjithë Administrata e KQZ është në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur me urgjencë çdo vështirësie, problematike apo impasi që mund të krijohet.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: