35- vjeçari nga Kavaja shantazh të miturës: Më jep paratë ose publikoj fotot intime

934

Një 35-vjeçar me banim në Kavajë ka përfunduar në prangat e policisë, pasi duke përfituar nga një lidhje e mëparshme dhe fotove të marra prej një 17- vjeçare, i kërkonte shuma monetare për mos publikimin e tyre.

“Më datë 11.05.2017, nga Specialistët e Komisaraitit të Policisë Kavajë, është finalizuar operacioni “Shantazhi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi: – Mentor Leçini, 35 vjeç, banues në Kavajëm i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim””, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo e fundit ka shtuar se ky shtetas, ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime.

Gjithashtu edhe gjatë kohës që ka qënë në banesën e saj ka arritur të sigurojë dhe foto intime të pjestarve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K. Prej disa javësh Leçini, duke e kërcënuar vëllanë e shtetases R. K,. se nëse nuk i dorzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të rinj, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.

Në momentin e arrestimit të 35-vjeçarit, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – Shuma monetare prej 100.000 lekë të rinj – Një aparat telefonik, të dhënë nga vëllai i 17-vjeçares, për mos publikimin e fotove.

Mësohet se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Rrethit Kavajë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: