ZGJIDHJA, primare mikse për kandidatët për deputetë, emigrantët do votojnë nga vendet e tyre

Kryesore Politika

Nga fjala e kreut të Lëvizjes ZGJIDHJA me socialistët e qytetit të Shkodrës ( 21 mars 2017)

Në gjysmën e dytë të prillit “Zgjidhja” do të organizojë primaret mikse për kandidatët për deputetë. Në votim, do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e “Zgjidhjes” që do të regjistrohen si të tillë deri në këtë ditë. Për t’u regjistruar kandidat në primaret tona një aplikant duhet të marrë minimalisht 500 firma zgjedhësish nga qarku ku do të konkurojë dhe duhet të plotësojë kriteret e ligjit për pastërtinë e figurës së një deputeti. Votimi do të bëhet elektronik. Primaret e “Zgjidhjes” do zhvillohen në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë si dhe në Athinë.

Deshiroj ta bëjë të qartë edhe njëherë se nuk po përgatitemi për të dalë me listë alternative më vete nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 18 Qershorit. Ne do të promovojmë kulturën e zgjedhjeve paraprake standartin e ri që kërkon e gjithë antëraësia bazë e Partisë Socialiste, që kandidatët për deputet të mos i emërojë kryetari i partisë, po t’i zgjedhë populli i majtë me votë të lirë të antarësisë. Ne do ti propozojmë kandidatët që do të dalin nga primaret tona partisë socialiste ql ti përfshije në listën e saj. Kështu Partia Socialiste mund të shkojë në zgjedhje e bashkuar dhe me një ekip shumë më të mirë.

U bëj thirrje të gjithë njerëzve sot që dëshirojnë të promivohen si kandidatë të majtës për deputete në Kuvendin e Shqipërisë të regjistrohen prane degëve rajonale të Lëvizjes sonë.

Regjistrimi i kandidatëve do të vazhdoje deri me datën 15 prill. Jam i sigurtë se çdo individ që përfshihet në këtë garë jep një kontribut të shquar për përparimin e Shqipërisë dhe komunitetit…