Berisha: Historia e Ramës, nga lakuriq mbi gomar në tapetin e kuq me çitjane

547

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka komentuar veshjen e kryeministrit të vendit Edi Rama, me të cilën ai u shfaq në samitin e Triestes në Itali.

Ai shprehet se ajo që bëri Rama duke u shfaqur me kostum zyrtar, por me atlete të bardha sportive, është jo vetëm thyerje e veshjes protokollare, por një ofendim i një kombi të tërë në arenën ndërkombëtare.

Ai e quan atë si një histori personale të kryeministrit Rama nga të qenit lakuriq mbi gomar në tapetin e kuq me çitjane.

Ky është postimi i Berishës në Facebook: