Coronavirus / SHBA : Numri i të vdekurve ka arritur në 1049.

92

Rritja e vdekjeve të reja të coronavirusit në New York, në fokusin e epidemisë së SHBA, brenda 24 orëve, u rrit edhe me 100 të vdekur, duke e çuar në 385 gjithsej që nga fillimi i pandemisë, njoftoi sot të enjten guvernatori i shtetit Andriu Cuomo. Numri i të vdekurve në SHBA ka arritur në 1049.

Që nga sot në mëngjes, shteti me afro 20 milion kishte regjistruar më shumë se 37,000 raste të konfirmuara të Covid-19, tha Cuomo në një konferencë për shtyp.