Dy milionë të vdekur çdo vit për shkak të pamundësisë për dializë

74

Më shumë se dy milionë njerëz vdesin çdo vit në mbarë botën, për shkak të pamundësisë për dializë ose transplantim të veshkave.

Veshkat luajnë një rol jetësor në shëndetin e mirë të trupit, pasi filtrojnë gjakun dhe eliminojnë lëngun e tepërt. Ndërprerja e funksionimit të tyre mund të ketë disa pasoja serioze, duke rritur, ndër të tjera, rrezikun e sëmundjeve goditjes së zemrës.

Përafërsisht njëmijë (0.1%) e popullsisë së botës vuan nga sëmundja renale e fazës së fundit, me normat më të larta në vendet me të ardhura të ulëta, deri në shtatë herë më shumë se në vendet e pasura. Megjithatë, vetëm 4% e vendeve më të varfra kanë aftësinë për të për të bërë  transplantim renal, krahasuar me 60% të pacientëve në vendet e zhvilluara

Deri në vitin 2030, afërsisht 14.5 milionë njerëz do të kenë sëmundje renale në fazën përfundimtare (krahasuar me 9.7 milionë në vitin 2010) dhe vetëm 5.4 milionë do të marrin trajtimin e duhur, siaos raportit te Atlasit të Shëndetit të Veshkave “, i paraqitur sot në Melburn nga Shoqata Ndërkombëtare e Nefrologjisë.