Emigracioni / Fëmijët emigrues lindur në det: Sfida e marrjes së kombësisë

18

Nuk është një mënyrë ideale për të sjellë një fëmijë në botë. Behet fjale per foshnjat e lindura në Detin Mesdhe, ne nje kohe qe udhëtimi i tyre është vetëm fillimi.

Po nje sfide mbetet marrja e kombesise se femijeve te lindur ne Detin Mesdhe…nje sfide qe ende po mbetet e tille.

Mund të jetë shumë e rrezikshme të udhëtohesh në një vend të huaj si migrant ose refugjat. Por gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre përballen me sfida shumë më të mëdha. Por fatkeqesisht gratë shtatzëna zakonisht nuk trajtohen ndryshe nga azilkërkuesit e tjerë ose refugjatët që ndërmarrin një udhëtim të tillë.

Sipas agjencisë së lajmeve, AFP, afro 80,000 gra kanë mbërritur në brigjet italiane që nga viti 2014. Tridhjetë e pesë fëmijë kanë lindur në anijet e shpëtimit të Mesdheut gjatë viteve të fundit dhe shumë nga gratë shtatzëna që kalojnë nëpër anije janë të përparuara mirë në shtatzëni.