Gjosha: Dialogu na afron me BE, të qëndrojmë larg retorikave nxitëse

292

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, duke marrë shkas nga situata politike në vend ka deklaruar se dialogu i afron shqiptarët me vlerat europiane. Teksa prezantoi projektin “SMEI IV”, Gjosha ka thënë se procesi i integrimit të vendit është proces pa kthim.

“E them këtë gjë, pasi asistenca që na afrohet nga partnerët tanë europianë është shumë e rëndësishme. Por nga ana tjetër, na takon ne, institucioneve shqiptare të tregojmë përgjegjshmërinë, angazhimin, profesionalizmin për të çuar përpara këtë proces”, tha ministrja. Gjosha ka theksuar se integrimi i Shqipërisë në BE do të bëhet nga vetë shqiptarët.

“Ndaj detyrimi ynë është është shumëfish më i madh, për të treguar vullnetin e palëkundur si detyrim ndaj vendit, ndaj qytetarëve tanë, që janë mbështetësit më të fortë të këtij procesi. Ndërtimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i demokracisë, dialogu i gjithëanshëm për të ardhmen europiane të vendit duhet të jenë themelet e punës së përditshme”, tha Gjosha.

/D.Xh/