Greqi / Grabisnin shtëpitë e futbollistëve, bie në pranga banda shqiptare

Greqi

Athinë /  Me urdhër të prokurorisë janë publikuar emrat dhe fotot e pesë anëtarëve të bandës që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Greqi. Për momentin janë arrestuar dy dhe janë ende në kërkim edhe tre të tjerë. Mbi këtë bandë rëndon akuza për 33 vjedhje në rrethinat jugore. Banda ishte krijuar nga nje familje dhe te arfemit e saj, ne te bejnë pjesë tre vellezer dhe te aferm te familjes.

Sipas mediave greke të pesë janë akuzuar për vepra penale, organizim kriminal, grabitje dhe shkeljes së ligjit për mbajtje arme. Në tetor të vitit 2017, kishte ngritur një organizatë kriminale që sistematikisht kishte kryer grabitje në shtëpitë luksoze dhe apartamente në rrethinat jugore ku vidhnin bizhuteri, para dhe veshje.

Për vjedhjet, ata përdorën kryesisht dy makina, njëra prej të cilave ishte thjesht “operative” për arratisjen dhe ikjen nga shtëpia që ata kishin vjedhur, dhe e dyta si “mbështetëse” e cila në rastin e ish përdoret si një “mjet i ikjes”.

Në posedimin e tyre u kapën dhe konfiskuan disa orë dore, stoli, çanta femrash, telefona celularë dhe kartela sim, vegla hajdutësh, shtatëqind eurove dhe dy makina të përdorura për veprimin e tyre penal.

Deri më tani, pjesëmarrja e tyre në tridhjetë e tre (33) raste të vjedhjeve në Glyfada, Vari, Voula, Vouliagmeni, Elliniko dhe Koropi është konfirmuar dhe përfshirja e tyre në vepra të tjera gjithashtu po shqyrtohet.

Albdert Gjergji

Algita Gjergji

Anton Gjergji
Bardhok Gjergji
Nikolin Gjergji