Greqi : Konsullatat shqiptare me “dy fytyra”

Aktualitet

E papranueshme por ja që ndodh…!

Dy konsullata te një shteti me fytyra te ndryshme, aq sa njera nen ombrellën e ambasadës por që prej vitesh lë për të dëshiruar, ndërsa tjera me qindra kilometra larg shembull konkret.

Konsullatat tona shpesh here me të drejtë kanë qenë epiqendra e kritikave nga shqiptarët që jetojnë e banojnë në Greqi.

Sot konsullatat tona paraqiten me dy fytyra te ndryshme edhe pse janë ne vartësi të ambasadës. Ndryshe vepron konsullata në Athinë dhe ndryshe ajo në Selanik, kjo e fundit ka bërë të mundur të ulë afatin e rinovimit të pasaportës për ta marrë në dorë e ka shkurtuar deri në një muaj, në një kohë që konsullatat në Athinë vetëm për aplikim e ka nga 1 deri në 2 muaj, shto këtu edhe muajt e tjerë për ta marrë atë.

Konsullata në Selanik veproi ndryshe duke punuar edhe ditet e shtuna në një kohë kur konsullata në Athinë bënte pushim, ajo punonte kur zoterinjtë në Athinë bënin pushim për shkak te COVID-19.

Në se në Athinë jetojnë 170-180 mijë shqiptarë në Selanik përfshi edhe ishuj në numër janë të barabartë me popullsinë shqiptare në Athinë. Pra nuk ka vend per një justifikim se atje komuniteti shqiptar eshtë më i vogël se ai ne Athinë. Edhe pse është larg çdo kontrolli kryekonsulli shqiptar në Selanik duhet përgëzuar… Zoti e bekofte.

Një ndryshim thelbësor në përmisimin e punës së konsullatës në Selanik ka qenë serioziteti, ku nuk gjen shofer që “de facto” të kryhej me rrugaçëri detyrën e kryekonsullit, të ketë kontakte te dera e konsullates me emigrantët, kur duhet të jetë në punën e tij. Atje punonjësit e konsullatës nuk kanë kontakte me sekseret etj.

Nuk besoj se në kët konsullatë te ketë emigrantë qe ka bere thirrje telefonike 17 here dhe të mos jetë përgjigjur njeri, ashtu siç ndodh në Athinë., nuk pret 5 muaj për te marrë pasaportën.

Por…!

I urojmë konsullatës së Selanikut të mbetet një shembull i tillë për ndergjegjësimin e konsullatës në Athinë, e cila jeton dhe punon ne delirin e saj.