Greqi : Përleshje të përgjakshme, vdes një fëmijë në kampin e refugjatëve në Moria

Emigracioni Greqi

Mbipopullimi ne kampet e refugjatëve në Greqi ka sjellur fatkeqësisht një tjetër ngjarrje te rendë.

Një i vdekur, një i plagosur rëndë dhe një tjetër i plagosur lehtë ka ndodhur gjatë përleshjes që ndodhi të Shtunën mbrëma pas orës 11:00 në pjesën e kampit ku mbahen femijët e mitur të refugjatëve të pashoqeruar .Të gjithë të përfshirë në këtë ngjarrje të rëndë janë fëmijë, përfshi edhe autorin e krimit që është 14-15 vjeç, nga Afganistani.

Greqia ka në kampet e saj një mbipopulloritet të paimagjinueshme, tre-kater herë më shumë se kapaciteti i komodimit. Në kampin e refugjatëve në Moria gjenden 600 fëmijë te pashoqeruar nga prindërit, në një kohë kur kapaciteti i komodimit eshte vetëm për 160 femijë.