Greqia ne alarm nga virusi i Nilit Perëndimor, pesë vdekje të tjera brenda një jave

103

Në total, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 16, ndersa raste nga infektimi i virusit eshte ne 133 raste. Nje drame te verte te madhe po perjeton ky vend nga përhapja e virusit nga incidentet qe janë zbuluar në shumë komuna, kryesisht në Attica dhe Maqedonin Qendrore

Në 133, raportohen incidentet e njerëzve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi, ndërsa 16 persona kanë gjetur vdekjen qe nga fillimi i vitit, raporton zyrtarisht per mediat vendase Danai Pervanidou, nga Zyra e Kontrollit dhe Parandalimi i Sëmundjeve (HCDCP).

Përfaqësuesi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP) theksoi se: “Për fat të keq përhapja e virusit është mjaft e madhe dhe incidentet janë zbuluar në shumë komuna, me fokus qendror në Atikë dhe Maqedoni Qendrore. Këtë vit kemi shumë incidente që janë diagnostikuar. Ne kemi një fillim të hershëm të virusit të Nilit Perëndimor dhe kjo është shkaktuar nga temperaturat e larta dhe reshjet në verën e hershme Ne mendojmë se jemi në kulmin e incidentit nga mesi i gushtit deri në mes të shtatorit, por kemi pasur incidente të tjera në fillim të tetorit. Qytetarët të marrin të gjitha masat e mbrojtjes personale.

Rreth 80% e njerëzve që janë infektuar janë asimptomatikë, 20% zhvillojnë një infeksion viral dhe 1% me infesksionin e encefalit ose meningjit, dhe këto janë kryesisht sëmundje qe prekin të moshuarit

Kur simptomat zhvillohen, këshillohet të kontaktohet me mjekun e familjes. Simptomat e thjeshta që lindin kur kemi një sëmundje të thjeshtë të Nilit Perëndimor janë ethe, dhimbje koke, diarre, të vjella, humbje intensive dhe lodhje. Por nëse ka simptoma të sistemit nervor qendror, siç është rënia në letargji, përgjumje, aq sa pacienti duhet të trajtohet menjëherë “, perfundon zonja Pervanidou.