Korçë, sekuestrohen 19 kilogramë Kanabis, në pranga 2 persona

208

Plot 19 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Korçës.

Kjo e fundit ka njoftuar se në pranga kanë rënë dy poseduesit e lëndës narkotike, Elidon Zeqo, 24 vjeç dhe Alban Mane, 36 vjeç, të dy banues në Korçë.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se nga kontrollet e ushtruara në banesat e këtyre dy shtetasve, është sekuestruar 16.7 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa në banesën e shtetasit Alban Mane dhe 2.2 kilogramë në banesën e shtetasit Elidon Zeqo.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.