Meta: Nëse ka një vend ish-komunist që ka ndryshuar më shumë në 25 vjet, padyshim që është Shqipëria.

581

meta ne focus-2Megjithatë nuk duhet të harrojmë se Shqipëria nuk ishte si gjithë vendet e tjera ish-komuniste. Shqipëria ishte vendi shembull i diktaturës komuniste që mund të krahasohej vetëm me Korenë e Veriut.

Dhe unë gjithmonë e kam në bindjen time se nëse ka një vend ish-komunist që ka ndryshuar më shumë në 25 vjet, padyshim që është Shqipëria. Nuk është as Polonia, as Hungaria dhe shumë vende të tjera.

Megjithatë e ritheksoj që prapambetja jonë është historike dheme këtë drejtim përsëri ne ndjejmë një kërkesë të fuqishme për ndryshime më të shpejta. Është shumë  e rëndësishme që Shqipëria sot është një vend i hapur dhe faktor mjaft  i   vlerësuar  i  paqes dhe i stabilitetit në rajonin tonë dhe kontribuon maksimalisht për të forcuar paqen dhe sigurinë në këtë rajon, por si anëtare e NATO-s kontribuon kudo ku asaj i kërkohet edhe për sigurinë globale, për luftën  kundër   terrorizmit  dhe sfida  të tjera madhore  në   përputhje  dhe  me kapacitet dhe me mundësitë tona.

Dhe faktor mjaft i vlerësuar i paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe kontribuon maksimalisht për të forcuar paqen dhe sigurinë në këtë rajon, por si anëtare e NATO-s kontribuon kudo ku asaj i kërkohet edhe për sigurinë globale, për luftën kundër terrorizmit dhe sfida të tjera madhore në përputhje dhe me kapacitet dhe me mundësitë tona.

Është kënaqësi për ne, që për herë të parë do të organizojmë muajin ardhshëm Asamblenë Parlamentare të NATO-s në vendin tonë. Është, do të thosha përsëri një arritje që ndoshta nuk na bën shumë përshtypje, por të mos harrojmë se 26 vjet më parë ishin i vetmi vend në botë që i kishte shpallur luftë edhe NATO-s dhe Traktatit të Varshavës, ishim mjaft unik në këtë drejtim. Jo vetëm kaq, por ndoshta kishte dhe njerëz për shkak të izolimit që edhe besonin se mund t’imundin të dyja blloqet njëkohësisht. Pra, nga një vend bunker për fat të keq, jemi kthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe kjo është mjaft e rëndësishme për të ardhmen. Por sikur se e thashë, kemi shumë sfida përpara dhe aktualisht sfida më e rëndësishme, është reforma në drejtësi. Është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë, është shumë e rëndësishme për vendin tonë, është shumë e rëndësishme në të gjithadrejtimet. Jo vetëm për të thelluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, jo vetëm për të forcuar sundimin e ligjit, transparencës e qeverisjesnë tërësi, e kështu me radhë, por është shumë e rëndësishme edhe për tëpërmirësuar më tej klimën e biznesit dhe për të nxitur investimet e huaja, që janë të domosdoshme për të bërë të mundur që ne të shfrytëzojmë plotësisht kapacitet që ofron ekonomia jonë dhe resurset tona. Dhe unë besoj se është bërë një punë mjaft e rëndësishme për ta përmbyllur me sukses   reformën   në   drejtësi,  e   cila   nuk   ka   qenë  e  lehtë, sepse  është praktikisht një rithemelim, një riorganizim i sistemit të drejtësisë  në vend, pasitë gjithë  aktorët kanë qenë të përfshirë,  në mënyrë të veçantë  Komisioni iVenecias, që është  pranuar  nga   të gjithë si institucioni kryesor për tëcertifikuar standardet e kësaj reforme.

Por një falënderim të veçantë do ta bëja për misionin e EURALIUS-it, që kadhënë dhe besoj do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm edhe në tëardhmen për të  ndjekur zbatimin e kësaj reforme kushtetuese dhe ligjore.

Njëkohësisht shpresojmë që kjo reformë të rrisë besueshmërinë e vendit edhetek investitorët gjerman. Pasi e dimë që jo pak prej tyre ankohen, por ata nukjanë se janë të vetmit. Kjo është për të gjithë. Pasi, pa një zhvillim ekonomik më  të qëndrueshëm   dhe pa një rritje të investimeve do ta kemi më të vështirë për të realizuar ato pritshmëri të të rinjvetanë, në mënyrë që ata të shohin si të vetmen alternativë për të ardhmenpikërisht, vendin e tyre.

Në këtë mënyrë t’i kontribuojmë edhe Gjermanisë, që të ketë sa më pak shqetësime nga Shqipëria, përsa i takon edhe fenomenit të emigrimit. Pasi dihet që është një situatë mjaft delikate për Gjermaninë dhe BE-në. Unë dua njëkohësisht të nënvizoj edhe rëndësinë që ne i kushtojmë procesit të Berlinit, si proces i iniciuar dhe i udhëhequr nga Gjermania, që përsëri tregonse sa i rëndësishëm është vazhdimi i vëmendjes për mbështetje e rajonit tonë, të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera. Sidomos në kuptimin rajonal, për tëpërmirësuar infrastrukturën dhe ndërlidhjen,   kolektivitetin e vendeve tona, pasi dhe ne vetë dhe rajoni e kemi kuptuar pas 25 vjetësh se është shumë e rëndësishme, jo vetëm të punojmë për paqen dhe stabilitetin e vendit tonë, por edhe të vendeve fqinje dhe të gjithë rajonit.

Sepse në këtë mënyrë ndihmojmë veten tonë dhe në këtë mënyrë padyshim që i përshtatemi më mirë edhe sfidave të globalizimit ku tashmë konkurrenca zhvillohet   më shumë midis rajoneve të ndryshme sesa midis   shteteve të caktuara dhe aq më tepër fqinje.

Unë do të falënderoj edhe njëherë Fondacioni “Konrad Adenauer” për punën e jashtëzakonshme që  bënë në vendin tonë. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur përtë forcuar bashkëpunimin edhe si Parlament, por në mënyrë të veçantë përpunën që bënë me të rinj. Pasi mendoj që potenciali më i rëndësishëm që ka Shqipëria për një zhvillim më të shpejtë, më të qëndrueshëm, por edhe mëracional, që do të thotë më   pak emocional sesa deri tani është pikërisht mbështetja dhe edukimi i të rinjve.

Dhe unë besoj se me këtë mbështetje i jepni një kontribut të rëndësishëm për modernizimin e politikës sonë. Gjithashtu, unë do të dëshiroja të falënderoja edhe Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshme dhe Integrim për interesin që ka pasur për t’i bërë jehonë këtij 25-vjetori dhe unë mendoj që mënyra më e mirë nuk është që të festojmë, por të reflektojmë se çfarë duhet të përmirësojmë më shumë për të ardhmen, për të rritur cilësinë e parlamentarizmit tonë, që natyrisht lë për të dëshirua