Njihuni me burrat dhe gratë që do të shkojnë në Mars

59

U deshën më shumë se 2 vjet përgatitje por më në fund ia dolën, 13 astronautë të rinj iu bashkuan NASA-s, si pjesë e misionit që do të dërgojë femrën e parë në Hënë dhe mbase ndonjë prej tyre do të jetë njeriu i parë që do të shkelë Marsin.

Kandidatët, të cilët ishin pjesë e një programi trajnimi që prej vitit 2017, ishin të pranishëm në ceremoninë e marrjes së certifikatës që u zhvillua në Qendrën Amerikane të Hapësirë, që ndodhet në Houston.

Gjatë ceremonisë, atyre iu dhurua një dekoratë argjendi, e njëjtë si ajo që mori grupi i parë i NASA-s, “Mercury 7” në vitin 1959. Ata do të marrin dekoratën e artë vetëm pasi të kryejnë udhëtimin e parë në hapësirë.

NASA ka nisur përgatitjet për të dërguar gruan e parë dhe burrin tjetër në sipërfaqen e Hënës brenda vitit 2024, me plane për misione të ngjashme çdo herë në vit dhe më pas qëllimi është për të dërguar njeriun e parë në Mars në mes të viteve 2030.