Ushtarët Robocop po vijnë

Bota Shkencë

Pas zgjedhjeve, francezët janë gati të ndryshojnë të dhënat në forcat e armatosura, pasi të ketë përfunduar hulumtimi për zhvillimin e ushtarëve të përforcuar

Një raport i Ministrisë franceze të Mbrojtjes zbuloi gjithçka dhe veçanërisht synimet e francezëve për të krijuar ushtarë kiborg.

Në fakt, ajo përcakton kushtet në të cilat duhet të kryhet kjo punë me implante dhe teknologji të tjera, të cilat janë krijuar për të përmirësuar performancën në fushën e betejës. Në deklaratat e mëparshme, Sekretarja e Mbrojtjes Florence Parly kishte sqaruar se Franca nuk kishte plane të menjëhershme për të zhvilluar teknologji “invazive” për ushtarët. Megjithatë, raporti thekson se kombet e tjera po eksplorojnë mundësi të tilla dhe se Francës i bëhet thirrje të mos humbasë “trenin” në krijimin e superushtarakëve.

Por ne duhet të përballemi me faktet”, shtoi ajo. “Jo të gjithë ndajnë parimet tona dhe ne duhet të jemi të përgatitur për atë që na pret në të ardhmen.
Ajo tha se “duhet të hulumtohen mënyra për të ruajtur epërsinë tonë operacionale pa i kthyer shpinën vlerave tona”. “Qeniet njerëzore kanë kërkuar prej kohësh mënyra për të rritur aftësitë e tyre fizike ose njohëse për të luftuar. Zhvillimet e mundshme mund të çojnë përfundimisht në rritjen e aftësive në trupat e ushtarëve.”

Raporti citoi kërkime mbi implantet që mund të “përmirësojnë kapacitetin mendor” ose të ndihmojnë ushtarët të bëjnë dallimin midis armikut dhe aleatit. Ata gjithashtu mund t’i lejojnë komandantët t’i lokalizojnë ose t’i njohin pikat e tyre jetike nga distanca. Duke vendosur linja të qarta etike, dokumenti vuri në dukje se praktikat eugjenike ose gjenetike duhet të ndalohen, si dhe çdo gjë “që mund të rrezikojë integrimin e një ushtari në shoqëri ose rikthimin e tij në jetën qytetare”.

Në fjalën e saj, zonja Parly vuri në dukje se në sektorin privat, puna për implantet nervore njerëzore po përparon me shpejtësi. Këtë vit, themeluesi i Tesla-s, Elon Musk zbuloi një derr të quajtur “Gertrude” me një çip kompjuteri me madhësi monedhe në trurin e saj për të treguar planet e tij ambicioze për të krijuar një ndërfaqe funksionale tru-makinë.

Burimi: newsauto