Po tentonin të kalonin kufirin, kapen 16 emigrantë në Kapshticë

108

16 emigrantë të paligjshëm janë kapur në kufirin e gjelbër të Kapshticës. Siç njofton policia 3 prej tyre u kapën në kufirin e gjelbër, ndërsa 13 prej tyre në fshatin Bracaj dhe Vishoticë. Mësohet se shtetasit e kapur janë sirianë dhe irakianë.

Të gjithë janë të gjinisë mashkullore. Menjëherë pasi iu morën deklaratat në drejtorine e policisë së Kufirit , emigrantët u dërguan drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.