Revoltë në burgun e Koridhalos, të burgosurit marrin peng 2 gardianë

Greqi

Të burgosurit në burgun e Koridhalos në Athinë janë ngritur në revoltë dhe kanë marrë peng 2 gardianë.

Featured image of article: Revoltë në burgun e Koridhalos, të burgosurit marrin peng 2 gardianë

GREQI– Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Athinë në burgun e Koridhalos.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se të burgosurit e Koridhalos në Athinë janë ngritur në revoltë, duke marrë peng dy gardianë nga nje prej cdo godine.

Mësohet se revolta ka përfshirë dy prej godinave të burgut.