Shkarkimi i Metës? LSI: Çfarë problemi ka zoti Ruçi?

404

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka një përgjigje për kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i cili dje paralajmëroi shkarkimin e Metës si President, nëse sipas tij nuk ndal shantazhet.

Zoti Meta është zgjedhur në mënyrë legjitime. Ai deklaroi nuk do të dekretoj asnjë kryeministër që del nga zgjedhje të vjedhura e të manipuluara.

Çfarë problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim që është në mbrojtje të legjitimitetit.

Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të manipuluara ky është problem tjetër. Jam i bindur se nuk do të reagojë vetëm Meta por të gjithë qytetarët shqiptarë.

Precendentët para zgjedhore me këto grupet e gardistëve të kuq është shenjë alarmi, prandaj apeloj ti lënë lojrat e instrumentalizimit politik të strukturave të shtetit për tu hakmarrë politikisht.

Lojrat për të trembur, shantazhuar janë të turpshme dhe janë modeli më i shëmtuar i sjelljes së gestapos apo dhe qoftë sjellja e këtyre gardistëve të kuq.

Askush të mos trembet nëse Meta deklaron se nuk do të dekretojë askënd që del nga zgjedhje të vjedhura.