Shqipëria JO, ekstradimit të Matës, akuzuar për vrasjen e avokatit grek në Greqi

55

Është portali i Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë që sipas Drejtorisë së Sigurisë të Atikës, bën të ditur se Eno Mata i arrestuar dy ditë më parë nga policia shqiptare nuk do të ekstardohet në Greqi me akuzën e vrasjes se avokatit Mihalis Zafiropulos.  

Sipas zyrtarëve të lartë të Greqisë, shqiptari Eno Mata, nuk do të ekstradohet për t’u gjykuar, pasi “Eshtë një praktikë e rregullt e autoriteteve shqiptare që të mos i lëshojnë bashkatdhetarët e tyre jashtë vendit”.

I arrestuari Eno Mata u mohon autoriteteve shqiptare se ai ka ndonjë lidhje me rastin e ekzekutimit të kriminelit të mirënjohur. “Unë nuk e kam vrarë atë. Na dërguan atje për ta trembur. Në Greqi isha vetëm për grabitje, “ai u tha oficerëve të policisë shqiptare, sipas informacioneve të tyre në EL.AS.