Greqi/ Arrestohet shqiptari 29-vjeçar për vrasjen e kryer në 2012 në Shqipëri

257

Policia ka arrestuar sot në drekë në Sparta një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer më 4 tetor 2012 në Shqipëri. Ishin policët e seksionit Evrota që bënë të mundur prangosjen e 29-vjeçarit që akuzohet për vrasje me paramendim më 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Gjithashtu, sipas policisë, në kurriz të personit të arrestuar ishte gjithashtu në pritje të një vendimi të Gjykatës të Shkallës së Parë të Selanikut, për shkelje të legjislacionit për të huajt. ( qendrim ilegal). 29-vjeçari do të sillet në Prokurorinë e Nafplionit.