Tahiri : Do ju trondisim nga themelet

442

tahiri reagon-2Gjyqtari që dha vendimin për lirimin e Haki Çakos ka liruar vrasës e përdhunues.

Në aktivitetin për 1-vjetorin e Komisariatit Dixhital, ministri Tahiri iu rikthye sërish çështjes së pezullimit të Çakos duke e cilësuar si një njeri të ndershëm. Por Tahiri akuzoi gjyqtarin Aliaj si të korruptuar pasi liroi vrasës e përdhunues

“Duhen gjyqtarë e prokurorë të ndershëm. Gjyqtari Aliaj liroi përdhunuesin dhe vrasësin. Aliaj u shkarkua, për çështje procedurale u rikthye në detyrë. Do ta tronditim nga themelet drejtësinë, mos ketë të korruptuar. Gjyqtar si Aliaj s’do kenë vend në drejtësinë e kapur”, tha Tahiri.