Tahiri: Shqiptarët e thjeshtë s’e kuptojnë politikën e madhe

Politika

Ashtu si kryeministri Edi Rama pak më herët, edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lajmëruar për nisjen e fushatës së Partisë Socialiste ditën e sotme në orën 18:00.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Tahiri shkruan se sot më shumë se kurrë, “shqiptarëve të cilët nuk u del koha të kuptojnë shumë nga politika e madhe, të bëhen bashkë”.

“Sot me shume se dje, ka motiv per tu bere bashke per shqiptaret e thjeshte qe nuk u del koha te kuptojne shume nga politika e madhe, por qe duan nje pune, duan mireqenie per familjen, duan drejtesi dhe shtet qe ti sherbeje e mbroje.
Njofto ke mundesh, takohemi sot ne 18.00 te Piramida,” shkruan Tahiri.

Nedërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha arritën sot në orët e para të mëngjesit një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike. Të dy udhëheqësit kryesorë u takuan kokë më kokë në mbrëmje për më shumë se tre orë. Ata dolën së bashku përpara mediave për të njoftuar arritjen e kompromisit, por pa dhënë detaje.

Zoti Basha tha se marrëveshja ka në bazë të ashtuquajtuarën “Platforma McAllister Plus” e cila iu ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor