Më shumë se 10.000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të shkaktuara nga faji njerëzor, me kostot e tyre ekonomike që arrijnë në të paktën 158 miliardë dollarë, simbas noftimit të sotëm të kompanisë Swiss Re . Humbjet nga këto fatkeqësi nga kompanitë e sigurimit vlerësohen në 49 miliardë dollarë, me një rritje prej 37 miliardë dollarë për vitin 2015. Uragani Matthew në 2016 ishte fatkeqësi natyrale vdekjeprurëse, sipas Swiss Re, që mori jetën e 733 njerëzve, kryesisht në Haiti, duke shkaktuar një humbje prej 8 miliardë dollarësh, nga të cilat 4 miliardë i përkisnin kompanive të sigurimeve. Por sipas vlerësimeve të tjera, humbjet e siguruara arritën në 8 miliardë $. Një seri tërmetesh 7 ballë dhe tronditje që goditën rajonin Kumamoto në Japoni në prill, la pas 137 të vdekur dhe ishte fatkeqësi me kosto të lartë. Dëmi i shkaktuar arriti në 20 miliardë $, nga të cilat vetëm një e katërta ishte e siguruar.
“Shoqëria nuk është siguruar kundër rreziqeve të një tërmeti dhe mbrojtja vakum është një shqetësim global,” tha ekonomisti Kurt Karl për llogari të kompanisë së sigurimeve . Swiss Re, kompania e sigurimeve me qendër në Zvicër për nga madhësia e dyta në botë ka vlerësuar se kostoja e zjarreve në pyjet në Fort McMurray në Kanada kishte një kosto të lartë në vend për kompanitë e sigurimit, që arriti në 3.9 miliardë dollarë ku 2.8 miliardë ishin për kompanitë e sigurimit.