DHUNOI NËNËN, DËNOHET ME BURG KËNGËTARJA E NJOHUR SHQIPTARE

Aktualitet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eda Zari, është shpallur fajtore për akuzën “Dhunë në familje”, akuzë për të cilën e dënoi këngëtaren me 6 muaj burg.

Një konflikt pronësie, me sa duket i ka hapur shumë probleme këngëtares, e cila është akuzuar nga nëna e saj, Zhare Zari, se ka marrë të gjitha pronat duke falsifikuar dokumentet pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari.

Akuzat e bëra në media, bërën bujë dhe u shoqëruan me një përballje mes këngëtares dhe nënës së saj, përballje e cila sipas Zhane Zari degjeneroi në dhunë.

Kërkesa është regjistruar më datë 10 maj të vitit të kaluar dhe tashmë, procesi gjyqësor ka përfunduar. “Bluetooth” i “Gazetës Shqiptare” ka arritur të sigurojë vendimin e gjykatës, i cili ka shpallur fajtore Eda Zarin, për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg. “Asistuar nga sekretarja gjyqësore Gentiana Sadiku, me pjesëmarrjen e prokurores Aferdita Ndoi, sot me 14.04.2017, në Tiranë, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen penale, që i përket:

EDA-ZARI-VENDIMI-1-1024×731

E Pandehur:*** dhe Akuzuar:  ***”, nis vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila prej disa kohësh tashmë, me synim ruajtjen e anonimatit të të akuzuarve i fsheh emrat e protagonistëve, apo të dëshmitarëve që marrin pjesë në çështje.

Edhe në këtë rast, gjykata në vendimin që po botojmë më poshtë i ka fshehur emrat e Eda Zarit dhe mamasë së saj, Zhane Zari, megjithatë ne të “Bluetooth” kemi vërtetuar se bëhet fjalë pikërisht për to. “Gjykata, pasi shqyrtoi çështjen me gjykim të zakonshëm, dëgjoi prokuroren e çështjes, e cila në diskutimet përfundimtare kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurës *** për veprën penale të ‘Dhunë në familje’, të parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me ***.

Mbi bazën e nenit 63 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e dënimit me detyrimin e të pandehurës të kryejë *** punë në interes publik. Mbrojtësja e të pandehurit përfundimisht kërkoi deklarimin e pafajshëm të pandehurën *** për veprën penale parashikuar nga neni 130/a-1 të K.Penal ‘Dhuna në familje’, për shkak se nuk provohet se e pandehura të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.