48.647 emigrantë viktima të politkës së Evropës në 30 vitet e fundit

Bota Emigracioni

Në shekullin e kaluar ishte Evropa ajo që emigronte kudo në botë, sot është kthyer në një fortesë të fortë kundra emigracionit ë paligjshëm, duke ngritur gardhe te larta dhe duke sjellur vdekjen e mijra emigrantëve dhe refugjatëve.

Është Evropa përgjegjëse për vdekjen e tyre në fund të deteve dhe oqeaneve..

Por, burimet zyrtare të mbi 500 organizatave nxjerrin në pah anën e herrët të politikës së emigracionit të ndjekur nga vendet e Evropës.

Që nga viti 1993, më shumë se 48.000 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të gjetur një strehë të sigurt në Evropë, të ndjekur nga nga lufta, persekutimet e pabaza, kërcënimet për jetën e tyre: bindjet, pikëpamjet politike ose për dashurinë.

“Lista e Vdekjeve” është një dokument prodhuar që nga viti 1993 si pjesë e fushatës së saj të vazhdueshme “Realitetet fatale të fortesës së Evropës”. Ky dokument përfshin të gjitha vdekjet e raportuara që kanë ndodhur si pasojë e politikës evropiane të imigracionit, për shkak të udhëtimeve klandestine në Evropë, militarizimit të kufijve, kushteve të ndalimit, procedurave të dëbimit dhe vuajtjeve të paimagjinueshme fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga politikat joefektive dhe tërësisht të pazbatueshme të azilit.

Kjo listë është përpiluar çdo vit nga UNITED për Veprimin Ndërkulturor, një rrjet kundër diskriminimit prej 550 organizatash në 48 vende, Lista gjurmon informacione në  në kufijtë e Evropës që nga ajo kohë. 1993 (dokumentuar më 5 maj 2018

Është e pamundur të dihet numri i vërtetë i vdekjeve, ekspertët vlerësojnë se ka të ngjarë të jetë tre herë më i lartë se ai i dokumentuar. “Lista e Vdekjeve” është përpiluar duke përdorur burime lajmesh, raporte, dëshmi, vepra arti dhe dokumente të prodhuara nga OJQ, institute kërkimore, gazetarë, burime qeveritare, artistë dhe kineast ndër të tjera.

 

Këto statistika, secila është një jetë njerëzore me historinë e saj personale, sfondin, arsyet e frikës dhe shpresat për të ardhmen. BE-ja nuk arriti të mbronte secilin.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të kapërcejë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë zgjidhje për konfliktet aktuale në Jug Sudan, Siri, Republika e Afrikës Qendrore dhe gjetkë. Sot, numri i personave të detyruar të zhvendosur në botë është i tillë sa popullsia e vendeve të tilla si: Kolumbia, Spanja, Afrika e Jugut apo Korenë e Jugut theksohet në raportin e OKB-së

Evropa rruga e vdekjes

Të dhëna të reja për kalimin e parregullt të Mesdheut, për vitin 2014 tregojnë një rritje alarmante të numrit të njerëzve që kanë humbur jetën e tyre duke u përpjekur për të udhëtuar në Evropë. Përqindja e këtyre njerëzve për një jetë më të mirë dhe në shpetim të jetës është rritur ndjeshëm. Nga 1 Korriku deri 30 shtator 2014, një total prej 90.000 njerëz shkuan në Evropë nga deti dhe të paktën 2200 u vranë në këtë përpjekje. Konkretisht nga periudha 1 janar – 30 qershor të 2014, numri i tyre ishte 75.000 emigrantë. Me fjalë të tjera, gjatë gjysmës së parë të vitit, një njeri i cili bëri udhëtimin për në Evropë kishte shansin në 1,06% e humbjes së jetës së tij, ndërsa në tremujorin e tretë të këtij vitit, përqindja është dyfishuar, duke shkuar në 2,4 %. Në total, 165,000 njerëz kanë kaluar Mesdheun për 6 mujorin e parë të 2014, krahasuar me 60.000 gjatë gjithë vitit 2013. Ndërsa në tremujorin e dytë shifra pati një rritje me 1219 viktima të tjerë, duke e mbyllur këtë vit me 3.419 viktima. Ky është një numër rekord, i cili pasqyron nivelin e dëshpërimit të këtyre njerëzve. Këto 3.419 vdekje nuk janë vetëm statistika, secili prej tyre është një jetë njerëzore me historinë e vet personale, sfond, arsyet e frikës dhe shpresat për të ardhmen. BE-ja nuk arriti të mbrojë secilin nga ata, por ende hesht.

Të dhëna në vite mbi tragjedinë

– 1993, pati 57 viktima, ku 11 prej tyre ishin shqiptarë, që u mbytën më 1 janar të këtij viti, duke shkuar për në Itali.

– 1994, pati 123 viktima, nga këta 17 ishin shqiptarë.

– 1995, pati 192 viktima, nga këta 55 ishin shqiptarë.

– 1996, pati 471 viktima, ku më 25 dhjetor të këtij viti humbën jetën 283, nga këta 3 ishin shqiptarë.

– 1997, pati 344 viktima, nga këta 104 janë shqiptarë. Ky është viti që shënon numrin më të madh të viktimave shqiptare, ku siç dihet më 28 mars të këtij viti humbën jetën 87 shqiptarë që po lundronin nga Vlora për në drejtim të Italisë.

– 1998, pati 548 viktima, ku 61 prej tyre ishin shqiptarë dhe 10 kosovarë.

– 1999 pati 549 viktima, ku 109 ishin kosovarë dhe 59 shqiptarë. Vetëm më 16 gusht të këtij viti humbën jetën 100 kosovarë, ndërsa në dhjetor humbën jetën në një varkë të vogël 78 kurdë që kishin drejtimin për në Itali.

– 2000 pati 686 viktima, ku 9 prej tyre ishin shqiptarë dhe 5 kosovarë. Vetëm më 19 qershor të këtij viti humbën jetë 62 kinezë.

– 2001 kishte 468 viktima, ku 3 prej ishin kosovarë që kishin marrë drejtimin për në Itali.

– 2002 kishte 999 viktima, ku vetëm 3 shqiptarë kanë humbur jetën , ndërsa për një ditë, më 30 nëntor të këtij viti, humbasin jetën 56 libianë që kishin marrë drejtimin për në Itali.

– 2003 pati 1172 viktima, ku më 26 qershor të këtij viti humbën jetën 189 libianë që udhëtonin në drejtim të Italisë, si dhe një shqiptar më 23 nëntor të këtij viti.

– 2004 pati 1047 viktima , ku më 10 janar të këtij viti humbën jetën 26 shqiptarë që kishin marrë drejtimin për në Itali, ndërsa më 2 tetor humbën jetën 75 marokenë, si dhe tunizianë që po udhëtonin për në Itali.

– 2005 pati 684 viktima, ku më 12 mars të këtij viti humbën jetën në këtë ditë 112 që kishin marrë drejtimin për në ishujt Kanarine.

– 2006 pati 2088 viktima, ku vetëm më 12 qershor të këtij viti humbën jetën 250 emigrantë që kishin marrë udhëtimin për në brigjet e Lampeduzës së Italisë.

– 2007 pati 1968 viktima, ku vetëm në një tetor të këtij viti humbën jetën 150 vetë nga Senegali.

– 2008 u regjistruan 836 të vdekur, ku vetem me 7 Qershor pati 149 viktima nga Algjeria, Bangladeshi, Egjipti.

– 2009 u regjistruan të paktën 2220 viktima, ku më 29 mars u mbyten në dy anije 800 njerëz të kombësisë somalezë. Po këtë vit kanë humbur jetën ujrat detare edhe 5 shqiptarë të moshës 17-24 vjeç që po vinin në drejtim të greqisë

Realitetet fatale të Europës, për bukën e hidhur të kurbetit

The “List of Deaths” që në shqip përkthehet  “Lista e Vdekjeve” është një dokument që UNITED ka regjistruar që nga viti 1993, si pjesë e fushatës në vazhdim të publikimeve të njëpasnjëshme duke e titulluar: Realitetet fatale të Fortesës së Evropës. Që përfshin të gjitha rastet e vdekjeve të raportuara që kanë ndodhur si pasojë e politikës së emigracionit evropian, për shkak të udhëtimeve klandestine në Evropë, militarizimit të kufirit, kushtet e paraburgimit, procedurat e dëbimit dhe vuajtjeve të paimagjinueshme fizike dhe psikologjike të shkaktuar nga politikat jo efektive dhe tërësisht që nuk funksionojnë për azil. Për vitin 2014 lista nr. 19.204 regjistron një record si asnjëherë tjetër me 3.419 viktima. Por është e pamundur të dihet numri i vertetë vdekjeve të numëruar, ekspertët vlerësojnë se ka gjasa të jetë tre herë më të larta sesa ato të dokumentuara. “Lista e Vdekjeve” është hartuar duke përdorur burime lajme, raporte, konkrete dhe dokumentet të regjistruara nga OJQ-të, institutet kërkimore, mediat, burime qeveritare etj

Në ujrat e Adriatikut kanë humbur jetën 417 emigrantë shqiptarë.

Në listen makabre gjatë këtyre 18 viteve të fundit, sipas List of 13824  documented refugee deaths through Fortress Europe. “UNITED for Intercultural Action”, kanë humbur jetën 427 emigrantë shqiptarë. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Detin Adriatik  duke udhëtuar për në kanalin e Otrantos.

1993 – kanë humbur jetën    14 shqiptar

1994 – kanë humbur jetën    15

1995 – kanë humbur jetën    57

1996 – kanë humbur jetën      4

1997 – kanë humbur jetën  104

1998 – kanë humbur jetën    67

1999 – kanë humbur jetën    62

2000 – kanë humbur jetën    25

2001 – kanë humbur jetën    17

2002 – kanë humbur jetën    14

2003 – kanë humbur jetën      1

2004 – kanë humbur jetën    26

2005 – kanë humbur jetën      1

2008 – kanë humbur jetën    44

Viktima ne vite

2010 u regjistruan 660 viktima

2011 regjistroi 1,478 viktima

2012 u regjistruan 2.200 viktima

2013 u regjistruan 2.360 viktima,

2014 pati 3.419 viktima

 

Rritja e numrit të viktima nga viti 1993 -2020

 

Nga viti 1993 – 2014 numri ë vitimave 19.204

Nga viti 1993 – 2015 numri i vitimave 22.342

Nga viti 1993 -2017 numri i viktimave 33.305

Nga viti 1993 – Prill 2019 numri i viktimave 36.570

Nga viti 1993 – 2020 numri i viktimave 40.000

Nga viti 1993 – 1/06/2022 numri i viktimave 48.647