57 % e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

Aktualitet

57 % e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

Numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit, sipas INSTAT, ka arritur në rreth 1,64 milion banorë. Kjo shifër është sa gati 57% e atyre që jetojnë brenda vendit, që sot janë rreth 2,87 milionë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në total, sipas të dhënave të analizuara në Euronews janë rreth 4,5 milonë shtetas shqiptarë dhe rreth 36% e tyre jetojnë jashtë vendit. Diaspora shqiptare është diaspora më e madhe në botë si përqindje e popullsisë nëse nuk llogarisim vendet e vogla.

Ky raport është më i lartë në Evropë dhe një nga më të lartët në botë: nëse do shpërfillnim vendet me popullsi nën 1 milion banorë, Shqipëria është vendi i parë në botë.

Viti 2018 shënoi shifrat më të larta të emigracionit shqiptar. Kështu: Në një vrojtim të Gallupit të vitit 2018: 60% e shqiptarëve thane se duan të largohen nga vendi, duke e renditur Shqipërinë vendin e 4-të në në botë për nga dëshira prë të ikur.

Mbi 13 për qind e popullsisë aplikoi për lotarinë amerikane. 367, 231 mijë qytetarë kërkuan të ikin në SHBA përmes 189,168 mijë aplikimeve unike. Këto shifra e rendisin Shqipërinë në vend të 3-të në botë, dhe të parin në Evropë, për shifër e aplikimeve në lotarinë amerikane.

62 525 shqiptarë u pajisen me leje qëndrimi për herë të parë në një vend të BE-së. Rreth 106 mijë shqiptarë morën shtetësi të një vendi të BE-së. Ndërkohë bashkimi familjar është një dukuri e përditshme për shqiptarët.

Ndërsa projeksionet e INSTAT tregojnë se në vitin 2031 mendohet se numri i shqiptarëve jashtë vendit të arrijë në 2,7 milionë dhe në 2050 të arrijë në 2, 6 milionë. Emigracioni është një fenomen që i ka shoqëruar shqiptarët edhe në kohën e komunizmit kur kufijtë u mbyllën për 5 dekada.

Një studiues i emigracionit i ka quajtur shqiptarët një komb në ikje. Shifrat e disponueshme tregojnë se pas vdekjes së Skenderbeut, në gjysmën e dytë të shekullit XV mbi 200 mijë shqiptarë migruan drejt Italisë, dhe një pjesë më e vogël në të famshmen More, Peloponezin e Greqisë.

Diaspora shqiptare luajti një rol vendimtar në rilindjen kombëtare dhe pavarësinë e Shqipërisë—pa përpjekjet e patriotëve jashtë Shqipërisë gjuha, idenditeti dhe pavarësia e saj do të ishin rrezikuar.